Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Viktima dhe gjak në 24 orët e fundit në disa rrethe të vendit. Bilanci ka qenë të paktën pesë të vdekur dhe disa të plagosur. Ka qenë një aksident i rëndë në rrethin e Fierit me pasojë plagosjen e tre vetëve, dy prej të cilëve vëllezër, 13 dhe 8-vjeçar ku ky i fundit në gjendje të rëndë. Shkaktar ka qenë shpejtësia e lartë e një makine në rrugën Fier-Vlorë në vendin e quajtur Mifol.

Ndërsa në rrethin e Shkodrës është vrarë një shtetas për motive hakmarrje nga tre persona me automatik në rrugën që lidh fshatrat Bërdic dhe Tush.

Sipas burimeve të Ministrisë së Ministrisë së Rendit Publik është gjetur në plazhin e Durrësit në gjendje kome një 23-vjeçare e cila më pas ka vdekur në spital. Bëhet e ditur se ajo vuante nga epilepsia. Kurse në Gjirokastër sipasoj e rënies në linjat e tensionit të lartë ka gjetur vdekjen një 20-vjeçar nga fshati Shtëpaz.

Ndërkaq mësohet se është vrarë për motive ende të paqarta një shtetas 23-vjeçar në fshatin Bushat të Pukës, i dënuar dy herë më parë për vrasje. Ai ishte mjaft i kërkuar nga policia pasi akuzohej për vrasjen e policit Petrit Guka.

Ndërsa në Librazhd një 59-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e nipit të tij 16-vjeçar për çështje pronësie. Megjithatë ngjarja më e rëndë duket se është hedhja në erë me lëndë plasëse e transformatorit të ujësjellësit të Mamurrasit duke lënë pa ujë gjithë qytetin.

Ndërsa fshati Zhej i rrethit të Laçit prej 24 orësh ka mbetur pa drita pasi e merrte energjinë elektrike nga transformatori i hedhur dje në erë./tvklan.al