Krimi në familje, flet banorja: Eva e falte për hir të fëmijëve, burri ishte i dhunshëm

Krimi në familje, flet banorja: Eva e falte për hir të fëmijëve, burri ishte i dhunshëm

13:29 06/02/2019

Qyteti i Vlorës u trondit nga një krim në familje mesditën e të mërkurës. Mësohet se Eva Lera, 45 vjeçe është mbytur nga bashkëshorti i saj, Teodor Lera, 57 vjeç. Ky i fundit pas krimit ka tentuar të vrasë veten duke prerë damarët, por ka mbetur i plagosur rëndë.

Banorët e lagjes “Kushtrimi”, aty ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë, kanë treguar për ABC News se autori i vrasjes ishte shumë i dhunshëm. Çifti shpeshherë kishte konflikte mes njëri-tjetrit. Gjithashtu mësohet se 57-vjeçari ka qenë proceduar më parë për dhunë në familje, por sipas banores, viktima e falte për shkak të tre fëmijëve që kishin së bashku.

Banorja: Vajza e madhe është në Amerikë. Djali i madh është në Angli emigrant dhe vajza e vogël është studente.

Pyetje: Ziheshin shpesh me njëri-tjetrin?

Banorja: Shumë! Gjithmonë! Dhe ai përdorte dhunë.

Pyetje: Ka ushtruar dhunë të vazhdueshme?

Banorja: Po, po.

Pyetje: Ka qenë i dënuar më parë?

Banorja: Thonë që ka qenë një njeri i dënuar dhe kjo thoshte që prej fëmijëve do t’ia fal.

Pyetje: E pranonte për fëmijët?

Banorja: Vetëm për fëmijët.

Pyetje: Burri ka qenë i dhunshëm?

Banorja: Shumë. Dhe nuk punonte. Ça shiste këtu te dyqani./

abcnews.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi