Në Gjirokastër vrasja e dyfishtë e së mërkurës i ka shokuar banorët.

“Shumë e papritur, shumë e papritur. Dy ditë para se të ndahej nga jeta, më përshëndeti me dorë, me makinë para kinoteatrit”.

“Këtë ngjarje e quaj me të vërtetë një tragjedi. Një ngjarje të shëmtuar”.

Fqinjët thonë se një metër katror tokë që autori i krimit Apostol Kosta e mbillte me portokaj dhe limonë, çoi në humbjen e jetëve të dy bashkëshortëve.

“Të marrë rrënjën e portokallit andej dhe ta bjeri këtu. Të marri dhe rrënjën e limonit ta shpjeri atje, një metër më tutje domethënë. Ai për atë e bëri”.

Muzikanti Aleko Kosta dhe bashkëshostja e tij mesusese Afërdita u përcollën sot për në banesen e fundit mes lotëve dhe dhimbjes. Çifti u qëlluan me 17 plumba nga fqinji i tyre që e kishin edhe kushëri, ndërsa ky i fundit plagosi edhe veten. Policia e arrestoi 73-vjeçarin i cili ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spital.

Burimi: Klan Plus