Vrasja e Migena Sinanit nga kunati i saj, Roland SinaniShkozë, i cili më pas vrau veten, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se Migena Sinani është qëlluar me një plumb në gjoks ku për pasojë ka humbur jetën. Roland Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës, plumb tejshpues i cili ka dalë në anën tjetër.

Arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit të 44-vjeçarit. Dyshohet se në këtë ngjarje të rëndë të jetë përfshirë edhe një person tjetër. Ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes.

Në banesë, momentin e krimit kanë qenë prindërit e autorit të krimit, Roland Sinanit (vjehrrit e Migena Sinanit), të cilët po merren në pyetje në Komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./tvklan.al

E rëndë në Shkozë/ 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten