Një 30-vjeçare shqiptare është akuzuar për vrasjen e një vajze 7-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar më 22 Mars, kur Emily Jones ndodhej  në një park lojërash bashkë me prindërit e saj dhe u sulmua papritur me thikë në qafë nga Eltiona Skana.

Mediat e huaja raportojnë se vogëlushja i kaloi pranë, në një stol ku 30-vjeçarja shqiptare po qëndronte, e në këtë moment ndodhi sulmi që rezultoi fatal për Jones, pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Në media kjo vrasje është cilësuar si një ndër më të rëndat në dy dekadat e fundit, ndërsa sipas hetimeve dyshohet se autorja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prindërit e vogëlushes, të shkatërruar pas ngjarjes, janë shprehur se jeta pas asaj dite nuk mund të jetë kurrë njësoj. Ata tregojnë se Emily ishte një fëmijë shumë i qeshur, e dashur dhe tejet sociale.

Në 26 Maj pritet që 30-vjeçarja të dalë para gjykatës për tu njohur me dënimin. /tvklan.al