Udhëzimi i ri formë parandaluese e ngjarjeve të renda. Vijon regjistrimi i municioneve nga blutë

Rritja e kriminalitetin ka bërë që policia e shtetit të ndryshojë qasje sa i takon mënyrave për parandalimin e ngjarjeve. Udhëzimi më i ri nga drejtuesit e kupolës blu është sekuestrimi i armëve me leje. Ata persona që janë përfshirë në konflikte dhe kanë përdorur armën me leje, e kanë humbur besueshmërinë e policisë, ndaj do u bllokohet nga efektivët.

Ky udhëzim vjen pas mbledhjes së drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu, i cili u la porosi vartësve të tij, teksa nuk mungoi dhe paralajmërimi për shkarkimin e tyre nga detyra nëse nuk kanë rezultate në parandalimin krimeve.

Policia e shtetit është duke bërë regjistrimin e armëve me leje në sistemin SIMA. 103, 459 armë me leje, të cilat janë të regjistruara në procesverbalet e policisë, ishin planifikuar të regjistroheshin deri më 31 Maj por afati u shty deri në fund të vitit. Deri në këtë fazë, sipas burimeve të policisë mësohet se janë regjistruar në sistemin elektronik, më shumë se gjysma, 65.071 armë.

Numrin më të lartë të armëve me leje e mban Tirana, me 18 400 armë, për të vijuar me Fierin me 16.200, dhe Durrësin 10.200 dhe qytetet e tjera si Shkodra, Lezha, Vlora apo Elbasani me nga 8 dhe 9 mijë.

Qyteti me numrin më të ulët të armëve të gjahut dhe sportive me leje, e mban Kukësi me 2.131.

Krahas regjistrimit të armëve në sistemin elektronik, policia ka planifikuar të bëjë dhe një amnisti për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve, por që pritet të mbështetet dhe nga parlamenti.

ARMËT ME LEJE SIPAS QYTETEVE

Tirana – 18.400

Fieri     – 16.200

Durrësi – 10.200

Elbasani – 9.750

Shkodra – 9.200

Lezha – 9.000

Vlora- 8.200

NUMRI I ARMËVE NË SHQIPËRI

103.459 armë gjahu e sportive me leje

65.071 armë të regjistruara online

Klan News