Sipas një studimi të ri, format e jetëve aliene që mund të ekzistojnë në planetet e pafundme oqeanike, ka gjasa të furnizohen me lëndë ushqyese nga bërthamat e tyre të shkrira në shtresat e akullit me presion të lartë, ku transportohet kripë.

Uji është molekula më e përhapur në univers dhe planetët e mbuluar prej tij mund të tejkalojnë numrin e atyre më “të thatë” si Toka. Kushtet jetësore në thellësinë e këtyre planetëve janë kaq ekstreme sa uji është aq kompakt dhe formon shtresa akulli me presion të lartë, që njihet si akulli VII.

Molekulat e akullit VII formojnë struktura kristalore kubike, i cili gjendet në presion më të lartë se 3 gigapaskalë dhe temperatura deri në 350 gradë Celsius.

Shkencëtarët ishin disi të pasigurt nëse kripërat dhe lëndët e tjera minerale mund të lëviznin nga bërthama shkëmbore e një planeti, drejt mantelit të akullit VII dhe më pas në oqeanin e lëngshëm. Akulli i zakonshëm e shpërbën kripën kur ngrin, por VII i mban kristalet e kripës.

Më hollësisht, studimi tregon se VII mban deri në 2.5% të peshës të asaj që njihet si kripa e tavolinës. Prezenca e kripës ul pikën e shkrirjes së akullit dhe e zbut atë, ndaj kjo ndihmon rrymat termale të konveksionit që ngjisin në sipërfaqe akullin e kripur.

“Transporti i kripës dhe lëndëve të tjera mund të mos jetë vetëm nga fundi drejt majës, por edhe anasjelltas. Akulli i nxehtë në fund bëhet i paqëndrueshëm gravitacionalisht sepse është më pak i dendur se akulli rreth tij, ndaj edhe del sipër. Zhvillohet një rrymë globale që mirëmban ndryshimin e  temperaturës midis majës dhe fundit të mantelit”, tha shkencëtari Jean-Alexis Hernandez. Kjo rrymë riciklon kripërat dhe lëndët e nevojshme minerale për procesion biokimik. Prezenca e tyre nuk garanton nëse ka jetë në këto planete ujor, por rrit mundësinë se mund të  jenë të banueshme./tvklan.al