“Krishti i Gjithëpushtetshëm” i rikthehet muzeut “Onufri”


“Krishti i Gjithëpushtetshëm” i rikthehet muzeut “Onufri”

19:01 19/11/2023

Ikona e shekullit XVI iu nënshtrua një restaurimi të plotë

“Krishti i Gjithëpushtetshëm” në muzeun Ikonografik “Onufri” i shpëton kohës dhe i kthehet fondit, i plotë dhe i konservuar me të gjitha detajet.

Këto foto para dhe pas ndërhyrjes delikate, në veprën e cila ishte e dëmtuar nga koha dhe faktorët e jashtëm tregojnë ndryshimin rrënjësor që ka pësuar kjo ikonë falë ndërhyrjes disa mujore në laboratorin e konservimit duke nxjerrë në pah ngjyrat, shkrimet dhe detajet e pikturës.

Sipas restauratorëve, dëmtimi i shtresave përgatitore dhe pelikulës piktoreske e bënë veprën të palexueshme dhe tjetërsuan elegancën dhe bukurinë e veprës.

Kjo ikonë e shekullit XVI-XVII, autori i të cilës nuk dihet është gjetur rreth viteve ‘80 në një nga kishat brenda Kalasë së Beratit.

Muzeu ikonografik “Onufri” i Beratit pas procesit të restaurimit e ka ekspozuar për publikun.

Tv Klan










Të ngjashme