PashketKëtë vit katolikët dhe ordodoksët kremtojnë në të njëjtën ditë festën e Pashkëve. Ceremonitë nisën mbrëmë në mesnatë me shërbesat fetare në Katedralen ortodokse dhe atë katolike të Shën Palit.

 

Kryepeshkopi Anastas lajmëroi në mesnatë ngjalljen e Krishtit, duke iu drejtuar besimtarëve për më shumë solidaritet dhe përkushtim.

 

Pas mesnate edhe Imzot Rrok Mirdita çeli kremtimin e Pashkëve, duke thënë se ringjallja e Krishtit është një fitore për gjithësecilin besimtar të Zotit.

 

Dita e Pashkës simbolizon ngjalljen e Krishtit tre ditë pas kryqëzimit në kryq dhe përhapjen e lajmit në Galile se biri i Zotit u ngrit në qiell. Ky procesion gjatë natës së Pashkës,  kujton kalimin e  shenjtë, prej vdekjes në jetë, prej tokës në qiell.