bleona_moske

Këngëtarja Belona Qerreti këtë Krishtlindje ka vendosur të bëjë një premtim, që vitin e ardhshëm, të mos jetë më vetëm.

Deklaratën, Bleona e ka bërë me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook dhe premton se kjo do të jetë Krishtlindja e fundit vetëm dhe se vitin e ardhshëm do të jetë në një lidhje serioze.

“Ju premtoj të gjithëve se kjo është Krishtlindja e fundit që bëj vetëm! Krishlindjet e ardhshme premtoj se do të kem një të dashur. Është koha për një qenë në një lidhje të vërtetë, sërish”, kështu shprehet krijuesja e hitit “Take You Over” për ndjekësit e saj.

Më herët me anë të një videoje, Bleona i uroi gjithë fansat e saj për Krishtlindjet nga Moska. Nuk dihet nëse ka vendosur ta vizitojë kryeqytetin rus me rastin e festave, apo ka ndonjë arsye më shumë. /tvklan.al