Krishtlindje në altar për Miley Cyrus

Krishtlindje në altar për Miley Cyrus

17:30 27/12/2018

Një foto të përqafuar me koment vetëm një datë “23.12.2018”. Në dukje asgjë speciale nëse ajo nuk do të ishte me fustan të bardhë dhe ai me kostum të zi. Kështu pra Miley Cyrus e Liam Hemsworth njoftuan martesën e tyre nëpërmjet Instagramit.

Një ceremoni e organizuar në fshehtësi të madhe për të celebruar një dekadë dashuri. Të pranishëm vetëm prindërit e çiftit, të afërm dhe miqtë e ngushtë.

Një marrëdhënie që përgjatë 10 viteve ka pasur ngritje uljet e saj, me ndarje dhe kriza nga ana e të dyve.

Cyrus e Liam Hemsworth u njohën në 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”. Për të shpallur zyrtarisht fejesën u deshën dy vite, ku në 2012 Miley dha lajmin për revistën “People”.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi