Fëmijët në Holandë do ta presin mbyllur nëpër makina, por sërish do këndojnë

Koronavirusi po ndryshon fytyrën e festave të fundvitit në Holandë. Për këtë arsye për të përshëndetur Santa Claus ata duhet të qëndrojnë në makinë në mënyrë që të ruajnë distancën fizike.

Shoqata Shën Nicholas, e cila e ka organizuar këtë nismë është shprehur se kjo është një alternativë e bukur në mënyrë që fëmijët të buzëqeshin sadopak dhe të kënaqen, edhe pse e gjithë bota tanimë është e zymtë për shkak të Covid-19.

Dhjetëra makina prisnin në radhë për të lënë fëmijët që të këndojnë këngët e Krishtlindjeve. Fëmijët dorëzojnë letrat ku kanë shprehur dëshirat e tyre dhe në këmbim marrin nga një dhuratë.

Kjo shoqatë udhëton një herë në vit nga Spanja me një avion të ngarkuar me dhurata, i shoqëruar nga dhjetëra ndihmës. 

Ata shpërndajnë biskota dhe dhurata dhe një ditë përpara se të vendoset pema e Krishtlindjeve organizohet një aktivitet ku interpretohen poezi.

Por koronavirusi ka ndryshuar në mënyrë drastike aktivitetet në Holandë, pasi grumbullimet janë të ndaluara dhe takimet bëhen vetëm me 3-4 njerëz.

Qeveria muajin e kaluar u bëri thirrje njerëzve që të kufizonin festimet e këtij viti në familjen e tyre, ndërsa disa festa si ato kombëtare janë anuluar.

Klan Plus