Mot me reshje shiu deri të martën e ardhshme

Në planet e fundjavës çadra duhet të jetë me patjetër e përfshirë. Sipas sinoptikanëve reshjet e shiut do të vijojnë deri të hënën, edhe pse temperaturat do të jenë të larta.

“E shtuna në mesditë dhe e diela deri në datën 23 do të paraqitet kryesisht me reshje shiu i gjithë territori dhe vetëm në zonat e thella malore do të kemi reshje të pakta dëbore. Temperaturat mbeten të larta, pasi në zonat malore parashikon 0 deri 1 gradë Celsius ndërsa vlerat maksimale do të jetë deri 16/17 gradë Celsius.”

Në prag të Krishtlindjes moti kthjellohet, por temperaturat pësojnë ulje. Edhe pse historitë, këngët, tregimet flasin për Krishtlindje të bardha referuar rënies së dëborës, meteorologët thonë se shqiptarët do t’i gëzohen një 25 Dhjetori me diell.

“E marta sjell përmirësim të motit, duke bërë që edhe krishtlindjet do të jenë me mot të kthjellët, por do të kemi rënie të temperaturave, pasi në zonat malore do të jenë -3, -4 gradë mëngjesi dhe jo më shumë se 13/ 14 gradë mesdita.”

Viti 2019 konsiderohet nga më të nxehtët, përfshirë edhe muajin Dhjetor gjatë së cilit janë shënuar vlera deri 20 gradë Celsius, aspak të zakonta për një stinë dimri. 

Tv Klan