Është kohë krishtlindjesh, kohë magjike. Shtëpitë janë dekoruar dhe fëmijët e ngrysin ditën duke i treguar plakut imagjinar dëshirat e tyre. Një festë e lashtë 2008 vjeçare, po aq sa lindja e Krishtit.

Tashmë duket se kjo festë nuk është më vetëm e krishterëve, por e të gjithëve dhe Shqipëria më shumë se kushdo e di këtë. Por në Shqipëri festa është rikthyer sërish jo shumë vjet më parë. Mes konfuzionit, jo pak vetë e konsiderojnë bredhin dekorativ si pema e vitit të ri. E gjithë kjo sepse në Shqipëri kjo festë ka qenë e ndaluar.

Për të folur rreth Krishtlindjeve ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Sidorela Kola, Fjodora Fjora, Raimonda Bulku, Mimi Kodheli, Gjergj Bojaxhi, Maks Velo, Don Marian Lumçi.

“Që i vogël e mbaj mend festën e Krishtlindjeve. Nuk mund të them që festoheshin në mënyrë të hapur. I kam pyetur prindërit për Krishtlindjet, por përgjigja e tyre ka qenë e ftohtë”, tha Don Marian Lumçi.

Të ftuar: Sidorela Kola, Fjodora Fjora, Raimonda Bulku, Mimi Kodheli, Gjergj Bojaxhi, Maks Velo, Don Marian Lumçi.