Punonjësit e agjensive turistike pohojnë se numri i shqiptarëve të cilët kanë dashur të kalojnë pushimet jashtë vendit është mesatarisht i vogël. Ata thanë se në krahasim me dy vite më parë numri i shqiptarëve që duan të festojnë lindjen e Krishtit jashtë Shqipërisë është më i vogël.

Nuk ka ndonjë dyndje të shqiptarëve nëpër sportelet e këtyre agjensive. Ata të cilët kanë preferuar të festojnë jashtë janë pothuaj të njëjtët e viteve të tjera. Por shumica e shqiptarëve festat e fundvitit kanë preferuar t’i kalojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo jo për arsye të forta patriotike por për shkaqe ekonomike. Papunësia dhe varfëria ka bërë që shqiptarët të mjaftohen me gjelin e detit dhe me bakllavanë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj