Tejzgjatja e konfliktit në Gaza dhe vonesa në shpëtimin e të gjithë pengjeve po shoqërohet me një përplasje të fortë në qeverinë e përbashkët izraelite, duke rrezikuar dobësimin e Beniamin Netanjahut.
Pas ministrit të Mbrojtjes, Joav Galant, reagoi dhe Beni Gantz, i cili i dha ultimatum kryeministrit se nëse një plan veprimi i përgjithshëm veprimi në Gaza nuk zyrtarizohet deri më 8 Qershor, ai do të largohet nga kabineti i luftës.
Ai kërkon zbatimin e një plani prej 6 pikash, ku më kryesoret janë “kthimi i pengjeve, rrëzimi i Hamasit dhe çmilitarizimi i Gazës”. Pas këtij paralajmërimi ka reaguar vetë Netanjahu, i cili tha se Ganzt zgjedh t’i dërgojë ultimatum kryeministrit të qeverisë në vend që tia dërgojë Hamasit.
Kjo përplasje e fortë vjen në një kohë kur nuk ka asnjë shenjë kompromisi me Hamasin, si dhe pezullim të bisedimeve për lirimin e pengjeve. Lajmi i vetëm është gjetja e një tjetër trupi të marrë peng në 7 Tetor të vitit të shkuar. Një ditë më parë u gjetën tre trupa të tjerë. Ndërsa Izraeli po vijon pa ndërprerë operacionin në Rafah.
Tv Klan