Kristal Abazaj nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Anderlecht. Klubi belg arriti një marrëveshje 3-vjeçare për futbollistin që u bashkua me Kombëtaren së fundi. 21-vjeçari firmosi një kontratë në Janar me Skënderbeun, por qëllimi kryesor ishte një kampionat më cilësor.

Menaxheri i Anderlecht Luc Devroe u shpreh shumë i kënaqur për transferimin e Kristal Abazajt, i cili siç thotë ai, konsiderohet një prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë. Këtë sezon në Superligë, Abazaj ka shënuar 9 gola në 28 ndeshje.

Tv Klan