Tregon problemin shëndetësor me të cilin u përball

Kristen Stewart do të bëhet aktorja e radhës që do të interpretojë Princeshën Diana, në filmin e Pablo Larrain, Spencer.

Me shpalljen e Kristen Stewart si ajo që do të merrte rolin e Dianës në Spencer, kritikët ishin mesatarisht optimistë. Aktorja punoi shumë dhe në plan të parë duket se ia doli mbanë.

Pesha e pritjeve të publikut dhe kritikëve, të cilët mezi prisnin se si një grua nga Los Anxhelosi do të ishte në gjendje të portretizonte princeshën britanike të njerëzve me një pamje të trishtuar, kishte çmimin e saj për shëndetin e Kristen Stewart.

Kristen Stewart në një interviste për mediat, zbuloi se kur u thirr për të luajtur Dianën ajo duhej të përballej me shumë stres. Edhe stresi në rastin e saj u manifestua edhe fizikisht. 

“Isha shumë nervoze, vërtet po pengohesha derisa filluam,” zbuloi Kristen Steëart.

Për të përballuar stresin e saj, Stewart vendosi të përgatitet sa më mirë që mundet. Ajo lexoi biografi, pa dokumentarë, por edhe kurorën dhe u përqëndrua në lëvizjet e kokës së Dianës për t’i dhënë rolit të saj një ndjenjë “ndershmërie naive” siç e tha ajo.

Premiera Spencer do të shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar më 5 nëntor 2021. Kristen Stewart do të luajë krah aktoreve Sally Hawkins, Timothy Spall, Jack Farthing dhe Sean Harris.

Klan News