Filmi i regjisorit kilian u vlerësua në Festivalin e Filmit në Venecia

Kristen Stewart ka folur për marrjen e një sinjali nga Princesha e popullit Diana për performancën e saj në filmin biografik “Spencer”. Premiera e produktit kinematografik mori një vlerësim të konsiderueshëm në Festivalin e Filmit në Venecia dhe Telluride.

Në një intervistë për LA Times pas premierës së filmit në Telluride, Stewart tha se kishte disa “ndjenja drithëruese dhe shpirtërore duke interpretuar për këtë film“, ngjarjet e të cilit zhvillohen gjatë tre ditëve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana po qëndronte në shtëpinë Sandringham.

“Diana u ndje aq e gjallë për mua kur po luaja këtë film edhe pse mund të jetë gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime donin të harronin që ajo kishte vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë. Ishte e çuditshme. Dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”.  

Spencer, filmi i drejtuar nga regjisori i njohur kilian Pablo Larraìn, është vlerësuar gjerësisht që nga premiera e tij botërore në Festivalin e Filmit në Venecia. Pas shfaqjes në Venecia, Stewart foli në një konferencë shtypi për admirimin dhe ndjeshmërinë e saj me Dianën, duke thënë: “Ne nuk kemi pasur shumë prej atyre njerëzve gjatë historisë. Diana bie në sy si një shtëpi me shkëlqim që digjet”.

Klan News