Kristi dhe Daniela, përballja e dy fronistëve me komentet në “Love Story Talk”


Kristi dhe Daniela, përballja e dy fronistëve me komentet në “Love Story Talk”

17:53 16/11/2021

Nis Talk Love Story, emisioni që do t’iu shoqërojë çdo pasdite

Talk Love Story ka nisur sot rrugëtimin në ekranin e Tv Klan. Me shumë risi dhe me plot të papritura, Talk Love Story do t’iu mbajë të mbërthyer çdo pasdite përpara ekranit.

Gjatë këtij sezoni Talk Love Story do të jetë nën moderimin e Eni Shehut, i cili bashkë me dy opinionistet Xhensila Pere dhe Xhaklin Lekatari do të komunikojnë më shumë me të rinjtë.

Kjo është hapësira e re e dedikuar me këta të rinj fantastik. Keni lënë nam, na keni dhuruar shumë emocion. Një spektakël mbrëmë, vajzat dhe djemtë”, u shpreh Eni Shehu.

Ndërkohë konkurrentët janë shprehur se ndihen shumë të lumtur dhe presin që të kalojnë shumë emocione.

“E vështirë të kesh burrin e ardhshëm dhe vjehrrin në një emision”, habit konkurrentja e “Love Story 2”

“Talk Show” i fromatit të dashurisë “Love Story” ka nisur nën drejtimin e Eni Shehut dhe në panelin e opinionistëve janë Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere. Me nisjen e tij, konkurrentët janë prezantuar dhe më mirë me publikun.

Të pyetura nga Eni Shehu se a kishin emocione nga djemtë apo nga prania e Robertit, babait të Kristit në emision, Kleona i ka habiur të gjithë me përgjigjen.

Kleona: E vështirë të kesh edhe burrin e ardhshëm, edhe vjehrrin në emision.

Eni Shehu: Kur e ndjeve në çfarë momenti?

Kleona: Nuk e ndjeva…

Liljana: Për Robertin është një moment shumë i vështirë pasi përfshihet jeta e tij personale me atë profesionale dhe është komplet një përplasje. Mendoj se duke e njohur Robertin si personalitet, mendoj se do të jetë tepër objektiv dhe do ta gjykojë gjënë me objektivitet.

Kristi: Më erdhi shumë çudi që nuk bënë fare komente në lidhje me këtë situatë, që nuk bënë as komente për këtë fakt.

Liljana: Është një gjë që bie në sy më shumë seç duhet, por mua më pëlqen shumë si fenomen

Eni Shehu: A ju ka ndodhur gjithmonë vajza që kur shkoni në një takim me një djalë takoheni me “vjehrrin” direkt?

Liljana: Nuk ndodh asnjëherë që në gjithë linjën e dashurisë me një mashkull të të ndjekë personi, vjehrri potencial.

Eni Shehu: Ju e quani në ndihmesë apo një pengesë këtë?

Liljana: Jo, sepse kështu është formati.

Zhaklin Lekatari- Kristit: Nuk të besoj, u pamë në sy dhe buzëqeshëm sepse ti…

Zhaklim Lekatari, opinionistja e Talk Love Story, se Kristi nuk ka qenë i sinqertë në zgjedhjen e tij. Ajo është shprehur se nuk e beson Kristin dhe i tha se dhe ai e di shumë mirë që nuk ka qenë i sinqertë në zgjedhjen.

Zhaklin Lekatari: Unë e kisha paragjykuar Kristin, pasi emri i tij ishte lakuar dhe do kishte më shumë përpaësi se vjen nga një familje artistët. Është më shumë konfident di të sillet në skenë. Tani e shoh që nuk do ketë dhe aq më shumë përparësi, do jetë më shumë në qendër të vëmendjes, Do jetë më i shigjetuar. Do jetë më e lehtë për t’u kritikuar. Nuk është përparësi që ka babain këtu. Unë nuk se ka patur bashkëpunim me babain e tij. Sapo e tha por unë mendoj se nuk është i sinqertë në deklaratën e tij.

Kristi Aliaj: Po pse nuk më beson?

Zhaklin Lekatari: Sepse nuk e ndjeva të sinqertë, mendoj se ke një lloj pëlqimi. Nuk e mendoj që kesh nevojë për një këshillë nga babai për një takim. Unë e ndjeva jo të vërtetë dhe u pamë në sy dhe buzëqeshëm. Ti e kuptove që unë e kuptova që ti nuk po thoshe të vërtetën.

Xhensila Pere: Nëse është e vërtetë ajo fjali që tha që konsultohet me babin, atëherë vajzat do ta kenë shumë të vështirë, pasi dalim tek ajo fjala jonë mirë me vjehrrin, mirë me burrin. Do ta keni të vështirë.

“Franko është njëri prej arushave”, Daniela flet hapur për pëlqimin e saj

Mbrëmjen e djeshme nisi rrugëtimin formati i dashurisë “Love Story 2”. Ky format dashurie këtë vit ka ardhur me risi pasi në fron nuk do të jetë 1, por do jenë 4 fronistë, të cilët duan që të gjejnë gjysmën e tyre më të mirë.

Pa skenar ku dashuria do të rrjedh natyrshëm si një përrallë, ky do të jetë sezoni i ri këtij formati dashurie tërësisht pa dorashka.

Vitin e shkuar në rolin e opinionistit ishin vetëm Jerina Lala dhe Robert Aliaj, por në këtë sezon të dytë me ta është bashkuar dhe këngëtarja e njohur, Bleona.

Ndërkohë programi do të pushtojë pasditet tuaja pasi diskutimet e të rinjve do t’i shihni në orën 16:00 në ekranin e Tv Klan.

“Talk Show” ka nisur nën drejtimin e Eni Shehu dhe në panelin e opinionistëve janë Zhaklin Lekatari dhe Xhensila Pere.

Ditën e sotme, pas komenteve pozitive të opinipnistëve, Daniela është shprehur se është mjaft e kënaqur nga komentet e tyre duke shtuar arsyen pse ka vendosur epitetin “arush” për djemtë.

Kjo ka sjellë një diskutim në studio ku protagonistët ishin Daniela dhe Franko.

Daniela: Jam shumë e kënaqur nga komentet e opinionistëve, ata kanë arritur nga aq pak sa më kanë parë të më vlerësojnë ashtu siç duhet, por do të ndaloja tek pjesa “arushat” për djemtë. E vura këtë epitet sepse këta nuk kanë shfaqur asnjë gjë rreth meje, as karakter, as potencial dhe janë treguar shumë arusha me pamjen e parë sepse si më erdhi një arush, më erdhën se si më erdhi një arush, do të vijnë dy, tre dhe katër.

Eni Shehu: Aha, Franko nuk është se e dallove mes arushave, është vetëm se ishte i pari. Franko është njëri prej arushave, të cilit i kam dhënë mundësinë në takim. Të shohim nëse ai do të bëhet arushi i madh apo do të rrijë aq i vogël.

Franko: Do ja dalim, do të jetë dhe kjo që thotë Daniela.

Daniela: Ta kam dhënë mundësinë, uroj ta përdorësh ashtu siç duhet.

Franko: Uroj të bëj më të mirën për këtë gocë meqë ma kanë dhënë mundësinë për takimin e parë.

Daniela: Jo më kot dhe rastësisht zgjodha Frankon për takimin e parë.

“Më futi duart, u ndjeva mirë”, Roberti kundër djalit për zgjedhjen e parë: Nuk pashë emocion

Jerina Lala dhe Robert Aliaj kanë komentuar zgjedhjet e katër fronistëve, por konkurrentët nuk janë shumë dakord me mendimin e tyre.

Në Talk Love Story, ata janë shprehur se zgjedhjet janë bërë sipas ndjenjave dhe nuk kanë qenë për show. Kristi Aliaj një prej fronistëve tha se kishte ndjerë emocion nga takimi me Kristina Kallashin ndaj e kishte zgjedhur.

Jerina Lala: E zgjodhi sepse shkoi në pjesën e sigurt mendoj unë, arriti që të bënte zgjidhjen që në puntatën e parë të shkonte me këmbë të hekurta të mos eksploronte më shumë se ajo që pa në takimin e parë. Edhe pse ngacmimet i mori nga dikush tjetër.

Robert Aliaj: Mua të dyja zgjedhjet mu dukën për hir të showt, nuk kishte asnjë ndjenjë, as një strategji, as një gjë fare. Thjesht zgjodhën se duhej zgjedhur një.

Kristi Aliaj: Nuk u kënaqa fare me komentet, unë të them të vërtetë më pëlqeu fakti që Kristina u fut në mënyrë natyrale, si bambi, super natyrale si fizik. Unë kam një gjë tjetër dhe më pëlqen kur vajzat më prekin. Kristina më futi duart në mënyrë shumë të kontrolluar. Më preku në mënyrë shumë të kontrulluar dhe u ndjeva shumë mirë. Unë them aty që ka një fytyrë kafshërore, shumë të bukur.

Dianela Shima: Unë jam shumë dakord me atë që tha Roberti, nuk kishte fare as emocion dhe ishte e gjitha e programuar. Hodhi vajzën poshtë dhe vendosi që të zgjedh Selmën pse ajo këndoi.

Daniela: Kristi shprehu pak më bukur sepse e zbutur quhet një kafshë, jo një njeri

“Talk Show” ka nisur rrugëtimin e tij ditën e sotme dhe së bashku me të kanë nisur dhe debatet e para të konkurrentëve të “Love Story”.

Në panelin e opinionistëve ndodhen Zhaklina dhe Xhensila Pera, të cilat me komentet e tyre po bëjnë që publiku të zbulojë më shumë rreth konkurrentëve të këtij formati dashurie.

Të pyetura në lidhje me përshtypjet e para për protagonistët e formatit, Zhaklina dhe Xhensila nuk kanë ngurruar dhe kanë dhënë opinionet e tyre.

Zhaklina: Përshtypja e parë për Danielën ishte shumë e mirë. Daniela është një vajzë shumë e bukur dhe e shkathët. Mendoj se kishte emocione. Atë potencialin ia ndjej fort, por nuk e ka kanalizuar ashtu siç duhet. Me Dean janë mike dhe rivale. Mendoj se vajzat do të shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Do të doja të ishin më shumë të koordinuara me njëra-tjetrën. Dhe të lindtte një miqësi mes tyre. Do të doja t’u tërhiqja vëmendjen djemve. Nuk më pëlqeu kur mbrëmë që kishin një dhuratë nuk u treguan më inteligjentë për ta ndarë në dy pjesë apo për të krijuar një lojë mes vajzave. Vajzën tjetër e le me duar bosh. Më elegantë çuna, më elegantë.

Xhensila Pera: Ajo ishte një surprizë aq e bukur sa i ka lënë pa fjalë dhe ishte emocion shum i madh për t’u menaxhuar. Përsa i përket Danielës, ajo foli bukur, qartë, pastër dhe pa gabime. Është shumë e fokusuar në atë që kërkon. Është një sfidë për ju nëse do të arrijë dikush që ta zbusë karaketerin e Danielës.

Zhaklina: Pse ta zbusë, ta njohë..

Daniela: Krist të sugjeroj që të shprehesh pak më bukur, sidomos kur bëhet fjalë për një femër sepse e zbutur quhet një kafshë, jo një njeri.

Kristi: Po ju po flisni për arushat

Daniela: Ti nuk bën pjesë tek arushat

Kristi: Po ku bëj pjesë unë?

Daniela- Algertit: Zemra pse ndihesh keq, unë nuk thashë arush nga Tropoja.  

Algerti: Po të kisha marrë dhe një dhuratë do e kisha marrë me vete përsëri sepse nuk e lë dot një gocë pa dhurtaë.

Daniela: Ti erdhe pa dhuratë, duarbosh, ashtu siç erdhe, ashtu edhe ike dhe as nuk dhe asnjë kompliment.

Franko: Unë kisha vetëm një arush dhe ai nuk ka si të ndahet në dy pjesë. Unë ia dhashë Danielës sepse u deklarova për brunet, ndërsa bjondes i dhurova një përqafim. Ma kërkove, ta dhurova.

Zgjedhja e Kristit shkakton debat në studio, Kristina: Unë u emocionova, s’jam dakord me mendimin e Roberit

Kristi Aliaj zgjodhi për takimin e parë Kristina Kallashin, por shumë konkurrentë nuk janë shumë dakord me të.

Në Talk Love Story, ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin, ku që në puntatën e parë kanë nisur debatet.

Kristina Kallashi: Krisin e falënderoj e vlerësoj, u ndjeva e emocionuar. Për sa i përket mendimit të Roberit unë nuk jam dakord, është mendimi i vetë. E pash që në takimin e parë që kishte një klik, e kuptova dhe e ndjeva.  

Daniela Shima: Mos ka qenë vetëm nga ana jote.

Rei  Shurdhi: Tha që kishte një këshillë nga babi për Kristin, por në klip doli ndryshe, u zhgënjye komplet.

Eni Shehu: Roberti thotë që Kristi e bëri zgjedhjen e tij për show.

Kristi Aliaj: Jam konslultuar, por nuk është ideja 100% e Roberit. U fut Kristina aty dhe pastaj gjërat e tjera nuk kanë nevojë për llafe. Emocionet ia ndjeva direkt, ishte si e hapur. E përsëris edhe njëherë kam qejf kur gocat më prekin.

Eni Shehi: Kristina të ka prekur fizikisht, Sellma të ka prekur shpirtërisht./tvklan.al








Të ngjashme