Stilisti i njohur Ardi Asllani beqari më i ri në “Love Story”?

Stilisti i njohur Ardi Asllani ka qenë i ftuar sot në programin “Talk Love Story”.

Ai ka komentuar stilin e veshjeve të konkurrentëve duke veçuar 4 fronistët e programit.

Barbie e bukur” e ka quajtur ai Dean duke e komplimentuar për stilin e veshjes.

Eni Shehu: Me më pak stil apo ta mbaj unë këtë trofe?

Ardi Asllani: Me më pak stil je ti këtu.

Eni Shehu: Daniela kërkoi një kostum nga ti. Ardi Asllanin Jonida Maliqin e ka shkëlqyer. Çfarë ka Jonida Maliqi më shumë se unë?

Ardi Asllani: Unë jam një beqar i stazhionuar, në kërkim edhe unë…

Moderatori Eni Shehu i ka bërë ftestën për të qenë një nga beqarët e famshëm që mund të jenë pjesë e një edicioni “VIP” që produksioni është duke e menduar.

“Rëndësi ka kush del i fituar në fund, ti fërkoje se…”, Kleona i drejtohet Lilit

Në Talk Love Story u diskutua për takimet që zhvilloi Kristi, që u transmetuan mbrëmjen e djeshme në emision. Protagoniste ishin Lili dhe Kleona, të cilat ditën e sotme patën një ‘përballje’ mes tyre.

Eni Shehu: Kleona tha ‘Lilit ia kërkoi, kurse mua ma rrëmbeu’, kurse Lili tha ‘atë punën e shkrepëses së vendit: Fërkohet tek unë, ndizet tek Kleona’.

Lili: Pasi në rend kronologjik ishte takimi im, pastaj ishte ai me Kleonën.

Kleona: E rëndësishme është kush del i fituar në fund. Ti fërkoje se…

Lili: Nuk e di sa të pëlqen ty që të ndizet nga unë. Unë ta bëra gati.

Zhaklinë Lekatari: Po ama asnjëra nga ju nuk e ka problem.

Eni Shehu: Je mes dy zjarreve Krist, kjo të bën të priviligjuar, vigjilent apo…?

Kristi: Absolutisht sepse nëse nuk ke opsione, si mashkull je i fikur sepse zgjedh nga halli dhe jo nga luksi.

Ardi Asllani: Kleona tha se ia rrëmbeu puthjen Kristi, por për hir të vërtetës si një shikues nga shtëpia, m’u duk sikur edhe ia dhe puthjen, nuk është se ta rrëmbeu. Ti e shijove po aq sa edhe Kristi.

Kleona: Unë e shijova shumë, por puthjen e parë ma rrëmbeu Kristi, të dytën ia dhashë vetë.

Kristi vihet në provë, nuhat vajzat me sy mbyllur. A i zbulon dot vetëm nga aroma e parfumit?

Kristi ka treguar shpesh se ai është një ekspert për njohjen e parfumeve. Sot në emisionin Love Story Talk, Kristi është vënë në provë për të nuhatur parfumet dhe për të zbuluar se cila vajzë e mban këtë aromë.

Me sy mbyllur ai ka nuhatur të parën Kleonën. “O shumë erë e keqe, çfarë është kjo? Nuk më pëlqeu fare kush është kjo. Nuk e dua, nuk e di nuk më pëlqeu”, ka thënë Kristi, pasi ka nuhatur Kleonën tek gjoksi.

Por kjo e fundit e ka marrë me sportivitet dhe i ka dhuruar një puthje në buzë, ndërkohë që ai ishte ende me sy mbyllur. Pas puthjes e zbuloi dhe tha që ishte Kleona.

Më pas ishte radha që fronistit t’i bëhej një rreng, pasi ai u detyruar që të nuhaste Xhonin, dhe ai direkt e zbuloi që po nuhaste shokun e tij.

Dea ishte vajza e radhës që u bë pjesë e sfidës dhe Kristi e zbuloi direkt. Dhe e fundit ishte Liljana, të cilët fronisti e zbuloi sërish./tvklan.al