Kristi ka treguar shpesh se ai është një ekspert për njohjen e parfumeve. Sot në emisionin Love Story Talk, Kristi është vënë në provë për të nuhatur parfumet dhe për të zbuluar se cila vajzë e mban këtë aromë.

Me sy mbyllur ai ka nuhatur të parën Kleonën. “O shumë erë e keqe, çfarë është kjo? Nuk më pëlqeu fare kush është kjo. Nuk e dua, nuk e di nuk më pëlqeu”, ka thënë Kristi, pasi ka nuhatur Kleonën tek gjoksi.

Por kjo e fundit e ka marrë me sportivitet dhe i ka dhuruar një puthje në buzë, ndërkohë që ai ishte ende me sy mbyllur. Pas puthjes e zbuloi dhe tha që ishte Kleona.

Më pas ishte radha që fronistit t’i bëhej një rreng, pasi ai u detyruar që të nuhaste Xhonin, dhe ai direkt e zbuloi që po nuhaste shokun e tij.

Dea ishte vajza e radhës që u bë pjesë e sfidës dhe Kristi e zbuloi direkt. Dhe e fundit ishte Liljana, të cilët fronisti e zbuloi sërish./tvklan.al