Ndërtoi golin e fitores ndaj Romës, mesfushori: Klubi ka besim tek unë

Performanca fantastike në Kombëtaren Shqiptare po reflektohet edhe tek Interi. Kristjan Asllani po rikthehet të bëhet gjithnjë e më shumë protagonist te zikaltërit. Mesfushori luan shumë pak nën urdhërat e trajnerit, Simone Inzaghi, gjithsesi kaq kanë mjaftuar që 21-vjeçari të fitojë besimin e stafit teknik. Vetëm pak minuta në fushë dhe Asllani ishte ai që mori iniciativën për të gatuar aksionin e golit të fitores ndaj Romës. 21-vjeçari kuqezi u shfaq mjaft i lumtur që ndryshoi lojën në dobi të zikaltërve. Ai zbuloi se po punon shumë për të përmirësuar pasimet e gjata dhe për ta kthyer në një pikë të fortë të tij. Diçka që e tregoi në topin e dhënë për Dimarkon, i cili më pas asistoi tek goli i Turam.

“Kam një sezon e gjysmë që po punoj për të qenë më i saktë në këto pasime. Ndjej se jam përmirësuar por ka ende vend për më shumë përmirësim. Është normale që të gjithë duan të luajnë. Por ne kemi një mesfushë shumë të fortë. Kishte një gjysmë thashethemi për një huazim në merkaton e verës, por vendosa të qëndroj këtu. Fola me klubin, i cili donte të më mbante dhe të besonte tek unë.”

Kristjan Asllani po përjeton sezonin e dytë si zikaltër, që kur iu bashkua Interit nga Empoli në merkaton e vitit 2022. Në edicionin e shkuar, fanella e titullarit ishte e vështirë për mesfushorin shqiptar, diçka që po e vuan edhe këtë sezon, gjithsesi, shanset për minuta janë më të mëdha që prej largimit të Marselo Brozoviç.

Klan News