Shqiptari shënon 2 gola për Empoli U19

Kristjan Asllani shkëlqeu me Empoli U19 në fitoren 5 – 0 ndaj Crvena Zvezda në UEFA Youth League. Mesfushori shqiptar, i cili është aktivizuar edhe me ekipin e parë në Serie A realizoi 2 gola në sfidën e zhvilluar të martën në stadiumin “Carlo Castellani”.

19-vjeçari shënoi në minutën e 16’ duke finalizuar një aksion të skuadrës italiane dhe në 65’ me penallti. Empoli u kualifikua në fazën tjetër të aktivitetit ku është debutues.

Asllani ka shënuar 3 gola në po aq ndeshje në Champions League për të rinjtë. Kristjan Asllani është pjesë e Kombëtares Shpresa ku si titullar në këtë sezon të kualifikueseve të Europianit 2023.

Tv Klan