Takimi në Tiranë i Ndërmjetësit amerikan Kristofer Hill me Presidentin Rexhep Mejdani dhe Kryeministrin Pandeli Majko.

Ndërmjetësi amerikan, Kristofer Hill, ka mbërritur në Tiranë. Hill ka siguruar Presidentin Mejdani se tërheqja e trupave serbe nga Kosova do të kryhet nën vëzhgimin e OSBE dhe avionëve të NATO-s. Presidenti Mejdani shprehu bindjen se faktori politik shqiptar në Kosovë do të dalë me qëndrime të unifikuara para komunitetit ndërkombëtar. Hill u prit dhe nga Kryeministri Pandeli Majko.

Gazetar : Vladimir Lame