PD

Partia Demokratike ka vijuar akuzat në adresë të mazhorancës për abuzime me tenderat.

Si dëshmi të vënies në shërbim të njerëzve të lidhur me pushtetin, selia blu solli 26 procedura tenderuese të ndjekura nga OSHEE – ja, për të cilat opozita tha se ishin kriter për të fituar çmimin “Bleta e Artë”.

Sipas demokratëve OSHEE – ja nga njëra anë burgos qytetarët se nuk kanë mundësi të paguajnë 2 mijë lekë energji elektrike e nga ana tjeter ka shpërblyer 4 persona me lidhje politike me mazhorancën, në vlerën e  477 milionë lekë tenderave.

Tv Klan