Formulari i aplikimit publikohet në faqen zyrtare në internet

Formulari që Partia Demokratike publikoi në faqen e saj në internet për kandidatët për kryetar është i ngjashëm me atë për kandidaturat për deputetë.

Komisioni Zgjedhor i Partisë i drejtuar nga Jemin Gjana ka vendosur që të caktojë edhe modalitetet për paraqitjen e kandidaturave, ku pjesëmarrja apo jo në fushatën elektorale nuk do të jetë një kriter përjashtues.

Sipas Gjanës, votuesit nga anëtarësia do të përcaktohen nga lista e digjitalizuar megjithatë çështjet teknike nuk do të pengojnë asnjë anëtar për të votuar.

“Do të jetë lista e digjitalizuar e PD-së dhe do shohim ndonjë rast përjashtimor, që mund të mos na mbeten anëtarë që teknikisht nuk janë këtë regjistër, të mos mbeten pa votuar. E gjitha do bëhet me një vendim unanim të komisionit dhe me një dakordësi edhe më kandidatët që do jenë garë”.

Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021, sipas vendimit te Komisionit Zgjedhor. Deri më tani kandidatet e vetëshpallur për kryetarë janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Tv Klan