Komentet e Presidentit Trump mbi ngjarjen tragjike në protestën e Virginias në SHBA, kanë nxitur reagimet e ligjvënësve amerikanë të të dy krahëve.

Trump dënoi dhunën me anë të një postimi në rrjet. “Nuk ka vend për të tillë dhunë në SHBA, të bashkohemi për të dënuar urrejtjen”, shkruajti presidenti.

Nga kritikët, reagimi i Trump u lexua i njëanshëm. Hillary Clinton sulmoi Trumpin dhe i tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar që presidenti amerikan të dënojë dhunën edhe në krahun e nazistëve.

“I dashur president, djalli duhet thërritur në emër”,

shkroi senatori republikan Cory Gardner. Në përgjigje të reagimeve të shumta, Shtëpia e Bardhë sqaroi se Presidenti dënon dhunën e të dy krahëve.

Zv.presidenti Mike Pence në një konferencë për shtyp nga Pensilvania tha se grupet e rrezikshme nuk kanë vend në jetën publike amerikane.

“Ne nuk tolerojmë urrejtjen dhe dhunën nga ata që mbrojnë superioritetin e racës të bardhë, neo-nazistët apo Ku Klux Klan. Dënojmë me forcë aktet e tyre”

, tha ai.

Një grua 35-vjeçare gjeti vdekjen pasi një makinë u fut mes turmës së njerëzve që protestonin kundër një tubimi të organizuar nga grupet fashiste.

Më shumë se 40 persona u plagosën si pasojë e përleshjes mes dy grupeve. Deri tani policia ka vënë në pranga 3 persona, përfshirë 20-vjeçarin që përplasi me makinë turmën e njerëzve. Departamenti i Drejtësisë dhe Zyra e Prokurorit kanë hapur një hetim për të drejtat civile lidhur ngjarjen tragjike. TV KLAN