Këngëtarja Rihanna ka realizuar disa foto për revistën Harper’s Bazaar, duke sjellë veshjet e kulturës kineze. E veshur me  një fustan blu me mëngë të rëna, flokët e kapura, stiluar me aksesorë që të kujtonin stilet tradicionale kineze, pa harruar dhe buzët e lyera me të kuqe, këngëtarja dhe stafi i revistës nuk ia kanë dalë mbanë që të përcillnin imazhin që duhej.

Ajo është kritikuar nga kinezët, pasi sipas tyre, përpjekja për të sjellë tradicionalen në anë të një personi që nuk ka lidhje me atë vend është ofendim për ta.

Në rrjetet sociale pati një lumë akuzash se fotot janë padyshim raciste dhe se 31-vjeçarja nuk ia ka idenë se çfarë ka veshur. Nuk munguan as kritikat për revistën, të cilët mund të kishin si imazh artistë aziatikë duke qenë se qëllimi ky ishte.

Klan Plus