Këngëtarja e njohur Lana Del Rey, ka mërzitur disa nga fansat e saj për shkak të maskës së fytyrës që kishte vënë në një promovim të librit në Kaliforni.

Ylli u shfaq në Barnes dhe Noble në Los Angeles, ku lexoi pjesë nga libri i saj i ri me poezi.

Në këtë ngjarje, Del Rey kishte veshur një maskë rrjetë me shkëlqim, të cilën e kishte përdorur më parë për fotografi kopertine të revistës Interview.

Dukej qartë se maska e përzgjedhur nga ajo nuk ofronte asnjë lloj mbrojtje nga koronavirus.​​

Pas shumë reagimeve nga fansat, të cilët iu drejtuan me fjalët si “Lana, të lutem vish një maskë të vërtetë. Lutem që të jesh e sigurt” apo “Unë e dua Lana-n por kjo është tepër e papërgjegjshme” ,dhe shumë komenteve të tjera të ngjashme, BBC ka kontaktuar ekipin e këngëtares për një koment. Vetëm motra e Del Rey, Caroline e cila transmetoi drejtpërdrejt leximin e poezisë në Instagram, tha se këngëtarja ishte “testuar negativisht për Covid-19” dhe po qëndronte gjashtë metra larg fansave të saj.

Sidoqoftë, fotografitë e postuara në Twitter treguan se ylli i muzikës botërore pozonte shumë afër fansave dhe asnjë prej të pranishmëve nuk po respektonte distancimin fizik. /tvklan.al