Tanke në zemër të Uashingtonit dhe avionë lufte të ngritur në qiell teksa Presidenti mbante fjalimin përpara memorialit të Abraham Lincoln.

Ishte kjo panorama e 4 Korrikut, festës së pavarësisë që Donald Trump zgjodhi ta përkujtonte në një mënyrë të veçantë, por të mbuluar nga kritikat e politikës dhe opinionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Dhjetëra mijëra amerikanë të mbledhur në Uashington pasditen e së enjtes shijuan spektaklin ushtarak të premtuar nga Trump, një traditë që në SHBA mungonte prej dekadash.

Të shumtë ishin politikanët demokratë që kritikuan Presidentin se po e përdor festën e pavarësisë për egon e tij personale dhe për qëllime elektorale. Paradën ushtarake Trump e premtoi qysh në 2017, kur ishte i ftuar në Paris me rastin e festës kombëtare të Francës me 14 Korrik, shoqëruar me paradën tradicionale ushtarake që frymëzoi Shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Tv Klan