Heqja e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërcënon jetën e kundërshtarëve të Mohammed bin Salman

Kundërshtarët e mbretërisë në Arabinë Saudite kanë deklaruar se janë në rrezik të madh nga vendimi i administratës Biden për të hequr dorë nga sanksionet e drejtpërdrejta ndaj Princit të Kurorës Mohammed bin Salman kur agjensitë e inteligjencës amerikane pranuan se ai ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Jamal Khashoggi.

Aktivistët, përfshirë edhe disa që janë paralajmëruar më parë mund të dëmtohen nga agjentët e mbretërisë. Khalid Aljabri, djali i një ish-zyrtari të lartë saudit i cili po jeton në Kanada është shprehur se mosvendosja e sanksioneve nga ana e presidentit amerikan me kalimin e kohës do të vendosi në kërcënim jetën e disidentëve por edhe familjeve të tyre.

Pikëpamja u nda nga një numër sauditësh dhe të tjerë të cilët shihen nga Princi Mohammed si armiq të mbretërisë. Sipas “The Guardian” një pjesë e madhe e kritikëve kanë kërkuar azil politik që pas vrasjes së Jamal Khashoggi.

Disidentët janë shprehur fuqia që ka mbreti por edhe princi është aq e madhe sa mund të jenë të aftë për të vrarë apo internuar edhe familjet apo fëmijët e tyre. Një muaj më parë presidenti amerikan kufizoi lëshimin e vizave për çdo individ i cili, duke vepruar në emër të një qeverie të huaj, përfshihet në veprimtari serioze, kundër-disidentëve, duke përfshirë shtypjen, ngacmimin, mbikëqyrjen dhe kërcënimet.

Gjithashtu edhe e fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka bërë thirrje për ndëshkimin e princit saudit të Kurorës Mohammed bin Salman, pasi një raport i agjencive amerikane të zbulimit tha se ai kishte miratuar vrasjen.

Qeveria saudite që deri më tani ka mohuar përfshirjen e princit, refuzoi gjetjet e raportit. Khashoggi, një opinionist i gazetës Washington Post që kritikonte vazhdimisht politikat e Arabisë Saudite, u vra në konsullatën saudite të Stambollit dhe më pas trupi i tij u copëtua, eshtrat e të cilit nuk janë gjetur ende.

Klan News