Aktorja e njohur mori dëborë nga makina dhe përgatiti një pije të ftohtë
Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka një zakon shumë të veçantë i cili ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Ajo ka realizuar një pije duke përdorur dëborën. Në këtë video, ajo merr dy gota për të hequr borën nga një makinë dhe vendos të realizojë këtë pije të ftohtë ku edhe shpjegon përbërësit që janë përdorur për të realizuar atë.
Megjithatë reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale ku shumë ndjekës vënë në pikëpyetje nëse diçka e tillë është e shëndetshme. Që nga ky postim, Witherspoon ka postuar edhe tre video të tjera duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj të shqetësuar.
Ajo është shprehur se gjatë fëmijërisë nuk ka pirë gjithmonë ujë të filtruar, por edhe ujë nga rubineti.
Tv Klan