Navalny po mbahet në një institucion sekret, ndërkombëtarët kërkojnë lirimin e tij

Lideri rus i opozitës Alexei Navalny është dërguar në një burg jashtë Moskës. Kritiku i Putinit u dënua me dy vjet e gjysmë pasi ai u kthye nga Gjermania, ku kishte marrë trajtim mjekësor për helmimin nga agjentët nervorë.

Lajmi është bërë me dije nga avokati i tij Vadim Kobzev i cili nuk dha të tjera detaje për vendndodhjen ekzakte të 44-vjeçarit. Javën e kaluar mediat ruse raportuan se Navalny me shumë mundësi do të dërgohej në një strukturë në Rusinë perëndimore.

Burgosja e opozitarit të Kremlinit ka ngritur shqetësime tek ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij e madje një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Gjykata Evropiane e Drejtave të Njeriut.

Verën e kaluar ai u helmua në Siberi me një agjent nervor kimik.  Ndërsa ishte në gjendje kome, ai u dërgua në Gjermani, ku u shërua. Ai u kthye në Rusi në janar dhe u arrestua kur mbërriti.

Ndërkohë, grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, javën e kaluar hapi një debat shumë të madh pasi kërkoi t’i hiqej statusi “si i burgosuri i ndërgjegjes” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

Aleati i Navalny Leonid Volkov, ka bërë të ditur se organizata ka ndërmarrë një veprim të gabuar. Mbështetësit e Navalny janë shprehur se do të kërkonin që organizata t’i kthente statusin Navalny pasi po përpiqen t’i heqin mbështetjen ndërkombëtare.

Klan News