India është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, ku situata çdo ditë po bëhet më alarmante. Rastet e reja dhe numri i viktimave po shtohet çdo ditë, po ashtu dhe shtrimet në spital.

Varianti i Covid në Indi është në i fortë se në vendet e tjera dhe pacientët që kërkojnë oksigjen është i madh. Spitalet janë plot dhe sipas mediave ndërkombëtare, pacientët rrezikojnë që të mbeten pa oksigjen.

CNN raporton se 4 mijë pacient rrezikohen që të mos furnizohen me oksigjen, pasi vendet e terapive intensive në spitale janë të zëna.

Por kriza e Indisë po përhapet dhe në Pakistan, pasi në këtë vend, janë ndalur operacionet jo urgjente për të pasur sa më shumë oksigjen për pacientët me Covid./tvklan.al