Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki – moon ka kritikuar “masat gjithnjë e më të ashpra” ndaj emigrantëve në Europë.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara parlamentit Austriak, ai tha se masa të tilla kufizuese bien në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të vendeve anëtare të Unionit.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Kryeministri i Austrisë aprovoi një draft për ashpërsimin e ligjit për të drejtat e azilit, duke lejuar që kërkesat të refuzohen që në kufi.

Bashkimi Europian, përfshirë Austrinë, po përpiqet të përballojë fluksin e madh të emigrantëve kryesisht nga Siria.

Më shumë se 1 milionë persona mbërritën në Europë vitin e shkuar, duke shkaktuar krizën më të rëndë të refugjatëve në kontinent, që prej Luftës së Dytë Botërore dhe duke krijuar një ndarje mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për mënyrën sesi duhet përballuar kjo krizë. /tvklan.al