Opinion-E ardhmja e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste firmosur më 30 Gusht ka krijuar një pikëpyetje të madhe. Ka pasur shumë pretendime nga palët sipas së cilëve kjo marrëveshje nuk mund të funksionojë më. Për të diskutuar lidhur me këtë marrëveshje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Ilir Rusmajli zv.kryeministër, Ben Blushi sekretar politik i PS dhe në lidhje direkte analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

“Opozita bllokoi parlamentin dhe nuk lejoi zhvillimin e punimeve të tij. Një krizë e paparë ndonjëherë në Shqipëri. Në fillim u kapërcye me instrumentet e momentit, filluan punimet e parlamentit, por kriza sërish ishte prezente. Me përgjegjësinë e maxhorancës ne nuk mund ti linim vendit një krizë të këtyre përmasave. Asnjë përfaqësues i maxhorancës nuk ka qenë nën tavolinën ku zhvilloheshin lojërat e opozitës për të nxjerr kombinimet e komisionit qendror të zgjedhjeve për të bllokuar reformat”, tha Rusmaili.

“Kriza parlamentare e fundit të Korrikut ishte akumulim i raporteve të tensionuara të të gjithë vitit që kur PD erdhi në pushtet. Ne patëm filluar një debat për listat me të famshmin regjistër i përkohshëm që i siguronte maxhorancës 100 mijë vota plus. KQZ ishte tentativa e fundit për të vrarë zgjedhjet që në Korrik. Tendenca e qeverisë për të dominuar KQZ-në ishte jo vetëm antiligjore, por edhe konfliktuale. Këto ishin elementët që na çuan në tensione dhe konflikte”, tha Blushi./tvklan.al

Të ftuar: Ilir Rusmajli, Ben Blushi dhe në lidhje direkte Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.