Turqia i dëbon, Europa nuk i pranon

Sapo i afrohesh zonës së Erdines, ta rikujton Gjevgjelinë… Emigrantë rrugës, emigrantë në pikat e karburanteve dhe në trotuare.

Ky grup këtu, ka tentuar një herë të hyjë ilegalisht, por nuk e kanë arritur qëllimin e tani po presin që të transferohen në zonën kufitare, Pazarkule ku janë edhe emigrantët tjerë.

Njëri prej tyre tregon se si është keqtrajtuar nga autoritetet greke. E stacionin e fundit me veturë e kanë në vendbanimin të quajtur Dojran.

Në Pazarkule, po krijohet kamp tjetër. Emigrantët duhet të jenë kreativ që të sigurojnë një kulm mbi kokë. Të gjejnë mënyra se si të ngrohesh. E në mungesë të lodrave, fëmijët luajnë me çfarë të gjejnë në tokë.

Të kalojnë në Evropë iu është pamundësuar nga ushtria greke, e të kthehen nuk munden nga ushtria turke, gjëja e vetme që ju mbetet është të luten.
Zhvillimet e fundit nuk ju shkojnë në favor këtyre personave.

Pas paralajmërimeve se Greqia do t’i kthejë emigrantët ilegal, Turqia ka vendosur edhe 1 mijë trupa shtesë të njësive speciale, që të sigurohet se ata nuk do të kthehen në territorin e saj. 

Tv Klan