Opinion-Kriza e zgjedhjeve lokale në vend është ndër temat më të diskutuara porsa i përket zhvillimeve  politike në vend. Maxhoranca dhe opozita duket se nuk po gjejnë konsensus rreth datës së këtyre zgjedhjeve. Për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve dhe krizës që ka shkaktuar ishte i ftuar në emisionin “Opinion” kryeministri Sali Berisha. Gjatë emisionit ai deklaroi se zgjedhjet do të realizohen në afatin e përcaktuar nga Presidenti.

“Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të zhvillohen në afatin e përcaktuar nga Presidenti i Republikës, i cili ka dekretuar një datë në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar. Para këtij dekreti u bë një lojë e madhe në të cilën Edi Rama ka dërguar mesazherët e tij jo vetëm tek unë por edhe tek drejtues të tjerë të PD dhe ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet. Arsyet ishin se nuk ka kushte për ti zhvilluar në dimër. Përgjigja jonë ishte se është e pa konceptueshme kjo. Duhet të bihet dakord gjashtë muaj përpara për të shtyrë zgjedhjet. Opozita që është opozitë kërkon afrim zgjedhjesh dhe jo shtyrje të tyre. Në rast se Presidenti do kishte dekretuar një datë tjetër zgjedhjesh përgjegjësia do të ishte e tij dhe ne do ta pranonim. Unë vetë kam deklaruar se PD do të pranojë zgjedhjet në çdo datë që ti dekretojë Presidenti”, tha Berisha./tvklan.al

I ftuar: Sali Berisha