Vendi duket se është pllakosur nga errësira. Ndërprerja e energjisë në veri të vendit është me orë të tejzgjartura dhe biznesi ka pësuar “ngrirje”. Ndërkohë në parlament kanë nisur debatet e ashpra lidhur me përgjegjësinë për këtë situatë. Prishja e kontratave të kompanive të huaja me KESH duket se do të thellojë edhe më shumë problemet dhe për të diskutuar lidhur me këtë situatë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Gjergj Bojaxhi, Fatmir Xhaferri, Arben Malaj, Pajtim Bello dhe në lidhje direkte Andi Beli drejtor i KESH.

Sipas Bojaxhiut vendi ndodhet në këtë krizë energjetike për shkak të mungesës së mosmarrjes së energjisë nga importi gjatë muajve tetor dhe nëntor, si dhe thatësira e muajve të fundit.

Ndërkohë Bello shtoi se Kesh nuk duhet të kishte bërë import vetëm në muajt tetor, nëntor, por gjatë gjithë vitit duhej të ishin marrë 2 miliard kilovat orë./tvklan.al

Të ftuar: Gjergj Bojaxhi, Fatmir Xhaferri, Arben Malaj, Pajtim Bello dhe në lidhje direkte Andi Beli drejtor i KESH.