Fabrikat e çelikut, qeramikës dhe kimikateve mund të detyrohen të mbyllen përkohësisht brenda javëve për shkak të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit. Kështu raportohet në mediat britanike.

Drejtuesit e industrisë në këta sektorë paralajmëruan një takim me sekretarin e biznesit, Kwasi Këarteng me qëllim planifikimin e përcaktimit në ndikimin e çmimeve të larta për energjinë elektrike dhe gazin natyror në operacionet e tyre

Grupi i industrisë me energji intensive do të përcaktojë sesi edhe kompanitë më të mëdha me bilanc të fortë po përballen me kosto ndëshkuese për të mbrojtur çmimet e tyre të energjisë në muajt në vazhdim. Kjo nuk është më një çështje e disa bizneseve të prekshme, thanë dy të brendshëm të industrisë për Independent, pasi shumë firma të mëdha janë gjithashtu nën presion të madh përballë rritjeve të larta dhe dëmtuese të çmimeve.

Ndikimi i kostove të larta të energjisë është aq i rëndë sa disa kompani po mendojnë mbylljen e përkohshme të operacioneve në javët dhe muajt në vazhdim.

Shumë ekspertë të industrisë besojnë se ekziston një rrezik i një rritje të kostove të energjisë elektrike në ditët në vijim. Edhe kompanitë që blejnë kontrata për t’u mbrojtur nga rritjet e energjisë në kohën e duhur nuk mund t’i shmangin plotësisht çmimet e ditës tjetër. Kjo praktikë e njohur si ‘mbrojtje’ gjithashtu nuk mund të mbrojë nga një rritje afatgjatë e kostove të energjisë.

Mes kostove më të larta për lëndët e para, mungesës së fuqisë punëtore në industritë kryesore të logjistikës dhe tarifave të larta të transportit, shumë prodhues në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me një “krizë të gjithanshme”.

Menjëherë pas rritjes së çmimit të energjisë të shkaktuar nga zjarri në Shtator i cili goditi interkonjektorin, çmimet arritën nivele rekord dhe disa fabrika u mbyllën në mënyrë të përkohshme në vend që të paguanin koston e tepërt. Lidhja e energjisë nuk pritet të jetë plotësisht funksionale deri në Mars të vitit të ardhshëm, duke shtuar rrezikun e ndërprerjeve.

Industritë me energji intensive do të përpiqen të bëjnë të mundur që Mbretëria e Bashkuar të krijojë nivele të ngjashme mbështetjeje që shihen në vendet e tjera të BE -së, si Italia dhe Franca, të cilat përfaqësuesit e këtyre kompanive argumentojnë se janë më bujare.

Çdo mbyllje është jashtëzakonisht e shtrenjtë për disa industri dhe mund të dëmtojë pajisjet dhe proceset e prodhimit që kushtojnë dhjetëra miliona Paund. Kostoja e rimëkëmbjes mund të jetë shumë e madhe për disa./tvklan.al