Lufta po i detyron shumë njerëz të ikin, organizatat humanitare përballen me mungesë  fondesh

Numri i njerëzve që duhet të lënë shtëpitë e tyre në rajonin e Çad të Afrikës Qendrore është se dyfishuar gjatë vitit të kaluar.

Luftimet, të cilat muajin e kaluar morën jetën e presidentit të Çadit, Idriss Déby, kanë zhvendosur më shumë se 400,000 njerëz, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Kjo është një rritje nga 169,000 në fillim të vitit 2020. Më shumë se 65,000 njerëz u zhvendosën në tremujori i parë i këtij viti. Programi Botëror i Ushqimit ka dërguar ndihma për popullsinë e cila aktualisht po përballet me një krizë shumë të thellë. Konflikti midis ushtrisë së Çadit dhe forcave rebele, Fronti për Ndryshim dhe Marrëveshje e ka thelluar gjithnjë e më shumë situatën.

Komuniteti humanitar po punon për të ndjekur ritmin e zhvendosjes por ende nuk është në gjendje të sigurojë një përgjigje të përshtatshme dhe në kohë. Varfëria, ndryshimet e klimës, konfliktet e armatosura, pasiguria e lartë e ushqimit dhe kequshqyerja kanë kontribuar në pjesën më të madhe.

Një raport i publikuar në tremujorin e parë të këtij viti tregoi se pothuajse 14 milion njerëz do të përballen me pasiguri ushqimore në 2021, një rritje prej 76% në dy vitet e fundit. Rreth 1.6 milion fëmijë do të vuajnë nga kequshqyerja akute e rëndë.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, 66% e njerëzve në Çad jetojnë në varfëri të rëndë. Vendi i pasur me naftë renditet në vendin e  187 nga 189 kombe për indeksin e zhvillimit njerëzor.

Klan News