Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka dhënë njoftimin se unioni evropian do të japë vlerën prej 1.6 miliardë euro për popullin palestinez.

Njoftimi u dha përmes një postimi në platformën “X”, teksa shkruan se kjo vlerë do jepet deri në vitin 2027, e do ndihmojë stabilizimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës.

Sakaq, Kallas shkruan se Bashkimi Evropian do investoje në infrastrukturë, e gjithashtu do ofrojë ndihmë humanitare për refugjatët.

“Ne jemi duke rritur mbështetjen tonë për popullin palestinez. 1.6 miliardë euro deri në vitin 2027 do të ndihmojnë në stabilizimin e Bregut Perëndimor dhe Gazës. BE-ja do të investojë në infrastrukturën thelbësore duke ofruar ndihmë humanitare dhe mbështetje për refugjatët. Ne jemi një partner i kahershëm i AP”, shkruan Kallas në platformën “X”.

Më herët raportuam se ekziston mundësia e një katastrofe humanitare në Gaza, për shkak të mungesës së furnizimeve prej 2 muajsh. UNRWA bëri thirrje që të ndërmerren hapa konkrete për parandalimin e krizës së thelluar humanitare në Gaza, thirrje kjo që mesa duket Bashkimi Evropian vendosi t’i përgjigjet direkte.

/tvklan.al