Rama: Janë në vdekje klinike, s’mund të paguajmë taksa për agoninë e tyre

Shtëpia e Biznesit është struktura më e re në shërbim të dialogut të institucionalizuar mes qeverisë dhe biznesit, e vendosur pranë Kryeministrisë, në njërin prej kubave të Piramidës, e cila hapi dyert për të mirëpritur sipërmarrësit në adresimin e problematikave të tyre. Në çeljen e saj, mori pjesë edhe kryministri Edi Rama.

“Të krijuarit e një ure të tillë të hapurit e një dere të tillë që është një derë e drejtëpërdrejtë me tryezën e qeverisë është rruga më e mirë më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të adresuar problemin.”

Kryeministri Rama solli në vëmendje krizën që ka përfshirë biznesin fason. Rama tha se dëmtimi i industrisë fason nuk po vjen nga rënia e Euros, por se ky biznes duhet të përshtatet me tregun.

“Nuk lidhet thjeshtë me Euron. Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurues në treg ka vdekur prej kohësh dhe kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur në atë industri ka marrë masat për tu adaptuar.”

Kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për të bërë diskutme me industrinë fasone.

“Unë jam në dispozicion kur të duhet që të vij për të bërë ndonjë bisedë edhe këtë përshembull me industrinë fason mund t’i ftoni. Unë jam i gatshëm që të vij që javën tjetër.”

Shtëpia e Biznesit do të shërbejë edhe si vend pikëtakimi i përjavshëm i sekretariateve teknike të Këshillit Ekonomik Kombëtar që do të ngrihen në vijim të punës.

Klan News