Kriza në Ukrainë: Presidentët e Francës, Gjermanisë e Polonisë takohen në Berlin




Kriza në Ukrainë: Presidentët e Francës, Gjermanisë e Polonisë takohen në Berlin

23:23 08/02/2022

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë u takuan në Berlin në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për Ukrainën, një ditë pasi kreu francez Macon vizitoi Moskën dhe Kievin.

Kancelari gjerman Olaf Scholzi cili sapo u kthye nga Uashingtoni, tha se aleatët e NATO-s ranë dakord për pasojat nëse territori dhe sovraniteti i Ukrainës do të shkeleshin.

“Qëllimi ynë i përbashkët është për të shmangur një luftë në Europë”, tha kancelari, në krahë të presidentëve Duda dhe Macron.

“Dislokimi i trupave ruse në kufirin me Ukrainën është shumë shqetësues dhe vlerësimi ynë për situatën këtu është shumë i njëjtë. Shkelja e mëtejshme e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës është i papranueshëm dhe do të kishte pasoja të gjera, politikisht, ekonomikisht dhe sigurisht edhe gjeo-strategjikisht,” tha Scholz.

Presidenti polak Duda tha se të tre vendet nuk do të dorëzoheshin në përpjekjet e tyre diplomatike për të ulur tensionet me Moskën dhe Kievin.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje për të shmangur luftën, kjo është aktualisht detyra jonë kryesore. Unë besoj se do t’ia arrijmë, shtoi ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se paqja dhe stabiliteti i kontinentit europian vlerësohen maksimalisht dhe ne besojmë se detyra jonë është të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për ta ruajtur atë”, shtoi ai.

Macron, i cili ndryshe nga udhëheqësit e ShBA-së dhe Britanisë, ka minimizuar mundësinë që Rusia së shpejti të pushtojë fqinjin e saj, u nis nga Moska në Kiev të martën në një përpjekje për të vepruar si ndërmjetës përpara se të fluturonte drejt Berlit.

Ndryshe nga deklaratat e një dite më parë, në Berlin Macronnuk kishte përparim diplomatik për të njoftuar. Gjithashtu zyra e tij u tërhoq nga deklarata e mëparshme se Putini i kishte premtuar atij se Rusia nuk do të zhvillonte manovra ushtarake pranë Ukrainës.

Klan News













Të ngjashme