Pas nënshkrimit të kallëzimit penal paraditen e sotme ndaj kryetarit të KED, Ardian Dvorani, Presidenti Ilir Meta është takuar me ish-presidentin Rexhep Meidani.

Në një njoftim të bërë në profilin zyrtar në Facebook, Meta shprehet se takimi pasditen e kësaj të marte me Medianin vjen pas zhvillimeve të fundit si dhe krizës së rëndë politike dhe institucionale.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, ka shkruar kreu i shtetit.

Nndëkrohë kujtojmë se kallëzimi penal i Presidentit Meta për Kryetarin e KED është depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /tvklan.al