Ka dështuar edhe përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat për këtë bllokadë.

E pikërisht ky ngërç institucional ka bërë që edhe BE në njoftimin për vizitën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas në Kosovë, të mos specifikojë me kë do të zhvillojë takime ajo.

Sa i përket vizitës në Beograd dhe Shkup është specifikuar axhenda. Ajo çfarë dihet për vizitën e saj në Kosovë është se do të ketë takime me përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile, ndërsa do të mbajë një konferencë për mediat, në zyrën e BE-së në Kosovë.

Ajo do të vizitojë edhe misionin e BE-së të sundimit të ligjit, EULEX, dhe do të takohet po ashtu edhe me komandantin e KFOR-it. Pas Kosovës, Kallas do të qëndrojë në Shkup.

Tv Klan