Parlamenti i Maqedonise ka hyrë në ditën e tretë të seances maratonë ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit, por mesa tregojnë zhvillimet e fundit kjo do të marrë ende shumë e kohë.

Disa përfaqësues të partive parlamentare kanë kërkuar sot nga kreu i sancës parlamentare Trajko Veljanoski që të përshpejtohen procedurat në parlament dhe të shkurtohet minutazhi i replikave. Pas konsultimeve të koordimit nuk është arritur asnjë marreveshje.

Si rrjedhim seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetet e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur, kurse për dy ditët e kaluara janë mbyllur vetëm 2 prej fjalime.

Gjatë seancës së sotme kanë vijuar replikat mes paleve të fokusuara veçanërisht në çështjen e platformës së partive shqipatre dhe të kundershtuar fort nga VMRO.

Gjithashtu, deputetet e VMRO-DPMNE-së kanë kundërshtuar intensivisht marrëveshjen mes LSDM dhe BDI për të zgjdhur në krye të Kuvendit deputetin shqiptar Talat Xhaferi. Duke bllokuar foltoren e Kuvendit me replika të shumta, përfaqësuesit e VMRO-se kanë kërkuar që kryetarit të Komisionit dhe të Kuvendit të zgjidhet nga grupri parlmanetar i partisë fituese të zgjedhjeve.

Tv Klan