Kovaçevski: Opozita bllokon për arsye politike dhe personale

Kryeministri Kovacevski të caktojë takim liderësh dhe këtë vjeshtë të dakordohet data për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vazhdon të insistojë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përsëritur se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për dalje nga kriza.

Në mbrëmje mblidhen organet partiake, kurse në tavolinë janë të gjitha opsionet përfshirë edhe protestat, thotë Mickoski, duke u shprehur i prerë se nuk do të ketë braktisje të Kuvendit.

“Thirrje jemi duke bërë tashmë disa muaj dhe përgatitemi që të mos ketë provokime, kontaminime. Kemi plane shkojmë hap pas hapi. Por gjithçka është në tryezë, vetëm jo braktisja e Kuvendit. Këtë kënaqësi nuk do ta ketë kjo Qeveri, ta lëshojmë Kuvendin që ata të munden nga ligji për marihuanë e këtej të kalojnë gjithçka”, tha ai.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja vepron gabimisht me bllokimin e Kuvendit dhe paralajmërimet për protesta. Ai tha se vendin e pret një dimër i vështirë kurse ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të jenë konstruktiv.

“Vlerësoj se kjo është qasje absolutisht e gabueshme në kushte të tilla të krizës në Evropë. Qasja e VMRO-DPMNE-së është personale politike, me qëllim që të sigurojnë pozicione brendapartiake. Na pret një dimër i vështirë. Qeveria punon që çmimet mos te jenë të larta, bëjmë Ribalancin e Buxhetit. Bëj thirrje që deputetët të jenë në nivelin e përgjegjësisë”, u shpreh Kovaçevski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve rreth rastit me Kryeparlamentarin Talat Xhaferi duke thënë se një interpelancë kundër tij nuk do të kishte sukses.

Tv Klan