“Presidentja Vjosa Osmani, do të nisë konsultime lidhur me konstituimin e Kuvendit“, ka njoftuar të Hënën Presidenca. Një seri konsultash do të zhvillohen të Enjten ndërsa u tha se ftesat janë dërguar dhe po presin konfirmimet.
Pjesëmarrjen në takim tashmë e kanë konfirmuar kreu i PDK-së, ai i LDK-së dhe AAK. E kreu i Vetëvendosjes vazhdon të injorojë mediat.
Ndërkohë AAK-ja gjatë së hënës e ka dërguar në Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstitutive të Kuvendit.
AAK ka kërkuar nga Kushtetuesja pezullimin e seancave deri në marrjen e një vendimi. Pas 14 dështimesh për konstituimin e Kuvendit, vazhdimi i seancës do të mbahet të Martën.
Tv Klan